Në një prononcim për mediat, Damian Gjiknuri është pyetur në lidhje me deklaratën e fundit Arben Ahmetajt, i cili tha se kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i PS sepse e mbrojti ish-zv/kryeministrin.
Por Gjiknuri nuk ka pranuar të flasë për këtë fakt duke thënë se i kishte dhënë një herë përgjigjet për shkarkimin nga ajo detyrë.
“E para, këtu jam për reformën zgjedhore, e dyta shpjegimet i kam dhënë në një konferencë për shtyp. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”, u tha ai gazetarëve.