Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë dhe gazetarë, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledi Nano i ishte kërkuar dorëheqja.
Rama tha se qeveria ka qenë shqetësuar për zhvillime lidhur me rendin publik dhe me vetë Policinë e Shtetit
“Është e vërtetë i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri. ishim të shqetësuar nga zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe vetë Policinë e Shtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm”, deklaroi Rama.