Edi Rama dhe Ilir Meta janë në krizë të thellë mosbesimi ndaj njëri-tjetrit. Sipas analistëve Blendi Fevziu, Artur Zheji dhe Agron Gjekmarkaj, koalicioni qeverisës nuk funksionon, por se Rama dhe Meta mbajnë dhe njëkohësisht shantazhojnë njëri-tejtrin për hir të ndarjes së pushtetit. Për Zhejin e Gjekmarkajn zgjedhjet e parakiohshme janë opsion real, por Fevziu thotë se aleatët ndonëse në një marrëdhënie të vështirë do ta çojnë mandatin deri në fund.