Blendi Gonxhja ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e emëroi në krye të Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja e ka cilësuar portin e ri në qeverinë “Rama” si përgjegjësi, sfiduese dhe privilegj .
Postimi i Blendi Gonxhes:
Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!