Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama e Balluku inspektojnë punimet, aksi Thumanë-Kashar përfundon më 30 Qershor

2024/06/05 at 9:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama e Balluku inspektojnë punimet, aksi Thumanë-Kashar përfundon më 30 Qershor

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në aksin Thumanë-Kashar, pjesë e atij që njihet si Korridori Adriatiko-Jonian ose “Korridori Blu”, i cili pritet të hapet më 30 qershor.

Në këtë aks po punohet me tre turne, ndërsa ndërtimi i urave, mbikalimeve e nënkalimeve, ka përfunduar plotësisht.

Autostrada e re shtrihet në zonat urbane dhe gjysmë urbane të Thumanës, Fushë-Krujës, Rinasit dhe Vorës, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane, ndërkohë që gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar-Lekaj-Fier dhe Thumanë- Milot. Hapet po ashtu gara për segmentet Milot-Balldren dhe Balldren-Muriqan, të cilat plotësojnë të gjithë trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar.

Aksi përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

“I kemi thënë afatin firmës ndërtuese, që të jetë data 30 qershor. Jemi duke punuar me 12 shtruese. Pjesa më sfiduese që kemi tani është lidhja e nyjes së Kasharit, që është pjesa e fundit që jemi në fazë konstruksioni, ndërkohë që gjurma prej më shumë se 21 km ka përfunduar gjithë pjesën e stabilizantit. Sonte ne u futëm nga hyrja e Rinasit, pra mbikalimi nga Rinasi dhe këtu jemi në zonën e Laknasit në paralel dhe nga ana tjetër kemi Bërxullin. Me hapjen e kësaj (segmentit rrugor) realizohet dhe kthimi në Rinas dhe pastaj kemi hyrjen e Kasharit që shpërndan autostradën Tiranë-Durrës, duke pritur që këto ditë të jemi në përfundim të negociatës përsa i përket gjurmës tjetër, pra nga Kashari deri në Lekaj, duke e lidhur pastaj me gjithë gjurmën e re. Gjurma Kashar- Lekaj është tërësisht e re.” – shpjegoi zv/kryeministrja Balluku, e cila vijoi më tej me punët që po realizohen paralelisht.

“Tani janë 3 lote, 3 kontrata që lidhen në ditët në vazhdim para se të mbarojë muaji qershor, që janë Kashar- Lekaj, më pas Lekaj- Fier dhe ndërkohë vazhdojmë në veri të kësaj autostrade me Thumanë-Milot. Jemi gati për të hapur garën për Milot-Balldren, ndërkohë që këto 3 kontrata janë negociuar tashmë dhe janë gati t’u firmosur dhe për të filluar nga puna. Synimi ynë është që menjëherë pas asaj gare (Milot –Balldren) të hapet edhe gara për Balldren–Muriqan, duke e mbyllur kështu Korridorin Adriatiko-Jonian për pjesën e re, që ne kemi nisur. Milot -Balldren hapet në qershor, jemi gati me studimin e fizibilitetit dhe gjithçka tjetër. Duhet thënë që studimin e fizibilitetit ne e kemi pasur nga ËBIF për të gjithë gjurmën. Në gjurmën e re që do të ndërtohet, pra nga Thumana në Milot kemi rrugët paralele për të ndërtuar. Kjo është austostrada e parë e kategorisë A që kemi plotësisht dhe do të ndiqet edhe nga autostradat e tjera. Ndërkohë kjo është ajo austostrada që do të dorëzohet me formën e plotë, pra jo thjeshtë me atë vijën e verdhë që janë vetëm në formën e kantierit, megjithatë do na duhet që të mbyllim dhe disa detaje të vogla.  Duhet thënë që kemi pasur një  gjeologji të mirë këtu, një gjeologji jo problematike. Nëse ecet me këto ritme besojmë që edhe ato segmente të tjera do t’i dorëzojmë brenda afateve më të shpejta”, shtoi Balluku.

Paralelisht me Korridorin Blu do të vijojnë financimet për realizimin e Korridorit VIII Durrës-Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje-Perëndim, duke përmbyllur skeletin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë 2030, gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Ju sugjerojmë

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë
Aktualitet

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë

16 Maj, 2025 11:37 am
Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
Aktualitet

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

16 Maj, 2025 11:33 am
Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!
Aktualitet

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!

16 Maj, 2025 11:26 am
“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…
Aktualitet

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…

16 Maj, 2025 11:21 am
Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE
Aktualitet

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE

16 Maj, 2025 11:14 am
Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…
Aktualitet

Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…

16 Maj, 2025 11:08 am
‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja
Aktualitet

‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja

16 Maj, 2025 11:04 am
Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama
Aktualitet

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama

16 Maj, 2025 10:54 am
Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE
Aktualitet

Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE

16 Maj, 2025 10:45 am
Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat
Aktualitet

Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat

16 Maj, 2025 10:33 am
Para
Protesta e opozitës para parlamentit, rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës para parlamentit, rrugët që do të bllokohen

U përplas me Melonin, si përfundoi deputeti Maggi në Shëngjin?

U përplas me Melonin, si përfundoi deputeti Maggi në Shëngjin?

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2024

TE FUNDIT

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë
16 Maj, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej. Para takimit dy palësh me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i...

Lexo më shumë

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiç gjatë Samitit...

Lexo më shumë

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!
16 Maj, 2025

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas pritjes nga homologu i tij Rama ka komentuar negociatat e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë....

Lexo më shumë

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit politik Evropian që mbahet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com