Kryeministri Edi Rama e ka marrë fjalën në parlament sapo e kishte përfunduar Jozefina Topalli e cila tha se Rama e ka kaluar vijën e kuqe me akuzat ndaj gjykatësit Aliaj.
Rama e nisi direkt fjalën duke iu drejtuar Topallit: Jozefinë ti fole për lojën e shahut, por ti s’di të luash as Dam. Ne kemi patur një “loja treshe” nuk di a e keni luajtur tresh, ju në Shkodër?
Ti për fat të keq je e treta në bronz në PD…
Prisja që dikush nga Ju sot meqënëse grupi juaj është pa kokë (koka mungon) të thoshte dy fjalë lidhur me reformën në drejtësi. Megjithëatë do ti them vetë dy fjalë për reformën në drejtësi.
Falenderoj partnerët SHBA dhe BE për përpjkejet që kanë bërë prej 1 vit e gjysëm me durim të jashtëzakonshëm për një proces që vetëm ju (PD) nuk deshët të përfshiheshit.
I falenderoj edhe për deklaratën e djeshme se drafti që ka hyrë në rrugë për të ardhur në këtë sallë nuk është drafti i PS, LSI, PDIU, shumicës parlamentare por drafti i përbashkët i yni dhe i SHBA e BE.
Deklarata e djeshme ishte shprehja kuptimplotë e bashkëautorëve ku mungon vetëm PD-ja. Drafti do vazhdojë në rrugën e vet dhe ne do vazhdojnë t’ju shtrijmë dorën e negociatave.
Reformën në drejtësi do ta bëjmë gjithsesi me ju ose pa ju.
Në pyetje është vetëm çmimi që ajo do ketë… Ne jemi gati të paguajmë çdo çmim.
Sa do i lartë të jetë çmimi është shumë më i lartë kostoja e mbajtjes nën këmbë të këtij sistemi horrllëku që materializohet çdo ditë në sytë e shqiptarëve, në sallat e gjyqeve që janë salla ku njerëzit e thjeshte ose duhet ta blejnë drejtesinë ose ta shohin tu iki e shitur me një çmim më të shtrenjtë.
Shpresoj që koha e mbetur t’ju vetëdijësojë se kemi në dorë që çmimin ta bëjmë të përballueshëm dhe reformën ta bëjmë së bashku. /Opinion.al