Kryeministri Edi Rama u shpreh se iu takon atyre të vendosin nësë do ti hapin listat, pasi ai është institucioni sovran për të vendosur lidhur me këtë.
Sipas kryeministrit, ka qenë këmbëngulja e deputetëve të opozitës në parlament që prej fillimit dhe mbështetja e qytetarëve që kanë detyruar shumicën socialiste që të thellohen në këtë çështje.
Ai tregoi se fakti që dikur thanë “Jo”, nuk do të thotë që s’duhet të ndryshojnë qëndrim.
“Këshillin Politik nuk e krijuan ndërkombëtarët, por vullneti i Partisë Socialiste, duke parë që PD-ja nuk arrin dot të komunikojë në shqip. Lulzim Bashës i kam thënë në 2017 që mes partive shqiptare të mos komunikojmë më anglisht se u bëmë turpi i botës. Kur vjen puna për hapje apo jo listash, këtë e vendosim ne dhe nuk kemi problem t’ua themi partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ky Kuvend hap listat në 30 korrik dhe kjo është marrëveshja e bërë këtu, me opozitën që na ka rokanisur kokën që ditën e parë. Është në nderin tonë që e kemi dëgjuar opozitën parlamentare, edhe pse me vështirësi”., u shpreh ai. /Opinion.al