Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymy Zelensky po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Është një moment shumë i veçantë për ne këtu në Shqipëri, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës, i cilli në fakt nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal, por qëndron për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. I nderuar mik, jam shumë i kënaqur që sot parëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë me Ukrainën, për integritetin e vet territorial, për demorkacinë e saj. Jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, institucionet, por para se gjithash, është i gjithë kombi, populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën, në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat”,-tha Rama në nisje të fjalës së tij.