Sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Kryeministri Rama po bëjnë presion ndaj Ministrisë së Mjedisit që të falsifikojë dokumentat, lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjedis, të asaj që Berisha e quan betonizim të 4000 metrave katror në Parkun e Liqenit.
Berisha thotë se gjithashtu, është bërë presion që të falsifikohet data e vlerësimit sikur ai është bërë para fillimit të punimeve për betonizimin.
Berisha denoncon se sipas ligjit nuk mund të lëshohet leja e fillimit të punimeve nga KKT siç ka ndodhur në rastin konkret.