Pas përfundimit të ceremonisë për Kryepeshkopin Anastas, pati një takim kokë më kokë mes Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës, ndërsa u pasqyrua ideja e universalizmit që përfaqësonte Anastasi.
Sipas mediave greke, dy kryeministrat që biseduan në një atmosferë shumë të ngrohtë me Patriarkun Bartolomeo, Kryepiskopët e Qipros dhe Jerusalemit.
“Sigurisht që kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Ne jemi shtete fqinje dhe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog”, citohet t’i ketë thënë kryeministri grek Ramës.
Rama nga ana e tij tha për takimin me Mitsotakis:
“Ne jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”.