Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak momente më parë se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se diskutimi për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin kur ka abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike duhet të vijojë.
Postimi i plotë:
Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.
Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.