Kryeministri, Edi Rama, mbylli turin e tij në vendet e ballkanit, ku i fundit ishte takimi dhe konferenca me presidentin, Aleksandër Vuçiç. Në përfundim të takimit mësohet se dy liderët kanë darkuar së bashku.
I pranishëm mësohet se ka qenë edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe djali i multimiliarderit, George Soros, Alex Soros.
Rama ka shkuar në Serbi, ashtu sikurse edhe në Kosovë, në Bosnjë, dhe në Malin e Zi në kuadër të turit të tij ballkanik si parapërgatitje për Procesin e Berlinit.
Në qendër të bisedimeve me presidentin Vuçiç, siç u bë me dije dhe gjatë konferencës së përbashkët mes tyre ishte situata me Kosovën dhe tensionet në Veri, si dhe nisma Ballkani i Hapur./Opinion.al