Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar sot me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit, tha se shumë shpejt paga minimale në Shqipëri do të bëhet 40 mijë lekë.
“Kur them shumë shpejt, do të thotë brenda disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet shumë shpejt. Nuk duam që të ketë një pagë në 40 mijë lejë në Shqipëri, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat”, tha Rama.
Më tej kryeministri theksoi se brenda dy viteve dëshiron që paga minimale në vendin tonë të shkojë në 45 mijë lekë.
“Ne besojmë që kjo rritje është e duhura dhe jo vetëm kaq por besojmë po ashtu që duke kontribuar edhe ne me një mekanizëm që jemi duke e përfunduar, paga minimale do rritet në viijim dhe duam që brenda 2 viteve të shkojë në 45 mijë Lekë. Kështu që juve që sapo nisni shkollën kini parasysh që me çdo rritje të pagës minimale ju do të merrni shtesën mbi pagën minimale me të cilën e filloni shkollën”-theksoi Rama./Opinion.al