Pas publikimit nga Berisha të videos ku dukej kryeministri Edi Rama duke folur greqisht, ky i fundit ka marrë fjalën në foltore duke replikuar videon.
Rama sqaroi se nuk di greqisht, ndërsa ai moment ishte një përshëndetje për partinë e Papandreut meqë nuk shkonte dot atje. Rama u shpreh se ajo video ishte një zbulim për kazanin e qytetarëve dixhital të Berishës.
Gjithashtu ai e quajti Berishën si të dyfishtë në ato që thotë. Nuk kanw munguar as batutat, ku kryeministri ironizoi Berishën për mënyrën se si ai i flet gjuhët e huaja.
“Rëndësi ka që ato gjuhë që unë i di, nuk i kam si ndërtim pa leje siç i ke ti. Sa herë që thua një fjalë në gjuhë të huaj duket sikur po ndërton pa leje”- u shpreh Rama.