Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama bëri thirrje për bashkëpunim, vjen përgjigjja e Bashës

2020/03/10 at 4:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama bëri thirrje për bashkëpunim, vjen përgjigjja e Bashës

Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të kreut të opozitës duke thënë se maskat e shpërndara janë të sigurta. Ai e akuzoi kreun e opozitës për përhapje paniku dhe i bëri thirrje për bashkëpunim pasi siç tha ai në asnjë vend në botë nuk ka disa task forca.

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit duke kërkuar llogari pse janë shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara dhe i ka bërë thirrje për të marrë masa reale kundër epidemisë.

“Në vend që të sulmojë opozitën Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur.

Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha.

Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 10, 2020

Më herët, Kryeministri tha se denoncimi i selisë blu bëhet në kuadër të “luftës së helmatisur për pushtet”.

“Personat publikë dhe mbi ta, për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme që janë praktikë e panjohur në planet. Në asnjë vend të planetit nuk është shfaqur ndonjë task forcë alternative, task forcë opozitare, presidenciale, dixhitale…Për cfarë? Cfarë do të nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësja lufte përveç bojës tonë, si persona që përfaqësojmë të tjerët? Asgjë tjetër.Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak gjithçka ndryshoi, dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit të pajustifikuar. Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në Task forca. Nëse në Italinë e madhe një vend i G7, sistemi kolapsoi dhe të gjithë përfshirë edhe mjekë e infermierë në pension u bashkuan. Të gjitha institutet e ekspertëve janë bashkuar. Por në Shqipërinë e vogël, çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të këtyre task forcave se sa të bashkohen me aktualitetin shëndetësor dhe komitetin teknik. Nuk ka asnjë problem të monitorohet, të verifikohet, patjetër. Por niveli i komunikimit, i bashkëpunimit, i mirëkuptimit, jo në funksion të njërës palë apo tjetër . Se këtu nuk jemi palë, jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus. Jemi familjarë, dhe të moshuarit tanë janë të gjithë të kërcënuar po njësoj, jemi individë që kemi të dashurit tanë dhe më të dobëtit mes nesh janë kërcënuar po njësoj. Duhet një nivel komunikimi për të bërë më mirë, por jo një zgjatim, një bisht, një degëzim i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqe. Ftesa ime është e sinqertë.” tha Rama./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Qeveria publikon masat e reja, cilat janë ambientet që do të mbyllen

Qeveria publikon masat e reja, cilat janë ambientet që do të mbyllen

104 azilkërkues shqiptarë që u kthyen nga Europa nuk futen në karantinë

104 azilkërkues shqiptarë që u kthyen nga Europa nuk futen në karantinë

44 viktima në Iran, u përpoqën të mbajnë koronavirusin larg me alkool

44 viktima në Iran, u përpoqën të mbajnë koronavirusin larg me alkool

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com