Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Beogradi të lidhet me Rrugën e Kombit

2016/10/14 at 8:45 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Beogradi të lidhet me Rrugën e Kombit

Pas vizitës në Beograd dhe takimit me përfaqësues të Luginës së Preshevës kryeministri shqiptar iu përgjigj interesit të mediave shqiptare për efektet që do të prodhoje ky proces dialogu me Serbinë për të ardhmen ekonomike të dy vendeve

Kryeministri, Edi Rama: Unë jam i bindur që Shqipëria do të bëhet gjithmonë e më shumë një destinacion për sipërmarrjen dhe për turistët serbë, nëse do të plotësohet dhe objektivi për të pasur një aks rrugor që do të lidhi praktikisht, Beogradin me Prishtinën dhe përmes rrugës së Kombit pastaj, edhe Durrësin.

Kryeministri nuk mohon vështirësitë në diskutimet me homologun e tij serb, por thotë se takimet e zhvilluara kanë ndikuar që Serbia të ndryshojë qasje ndaj problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kryeministri, Edi Rama: Dy vjet më parë, biseda ishte shumë e vështirë. Sepse ai as nuk e pranonte dot që unë të flisja për shqiptarët e Preshevës; “Çfarë pune ke ti me shqiptarët e Preshevës? Janë qytetarë serbë. Janë banorë të Serbisë. Ndërsa sot, ne u takuam edhe me të dhe realisht janë bërë disa gjëra pozitive dhe edhe atmosfera mes përfaqësuesve shqiptarë të Preshevës është shumë më pozitive, në kuptimin që ka një shpresë se gjërat do të përmirësohen.

I pyetur për bojkotin që autoritet kosovare i bënë Forumit Ekonomik që u mbajt në Serbi, kryeministri Rama tha se mungesa e dialogut me Serbinë nuk i Shërben as Shqipërisë dhe as Kosovës.

Kryeministri, Edi Rama: Unë nuk kam asnjë mësim për të dhënë dhe asnjë këshillë të pa kërkuar për askënd, aq më pak pastaj për lidershipin në Kosovë. Unë thjesht them se duke qënë fitimtarët e luftës dhe duke pasur avantazhin e madh moral të fitimtarit nuk duhet t’i shmangemi asnjë mundësie për të komunikuar. Nuk është proces që politika mund ta marri, ta mbylli në sallën e Parlamentit e ta kthejë në arenë për t’u kacafytur mes veti se kush e do më shumë Kosovën, kush e do më shumë Shqipërinë, kush e do më shumë flamurin. Përsa më takon, unë do vazhdoj të bëj atë që mendoj se është gjëja më e mbarë për shqiptarët e Shqipërisë dhe patjetër, kur flas për Kosovën, dhe për shqiptarët e Kosovës./TV KLAN

Ju sugjerojmë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kryesore

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

12 Nëntor, 2025 1:39 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
Kronikë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

12 Nëntor, 2025 12:00 pm
Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
Bota

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

12 Nëntor, 2025 10:46 am
Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët
Kronikë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

12 Nëntor, 2025 10:40 am
Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania
Bota

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

12 Nëntor, 2025 10:23 am
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë

12 Nëntor, 2025 10:15 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

12 Nëntor, 2025 9:46 am
Para
Deklaratat e Berishës në Kuvend edhe gazeta greke “Kathimerini” zbulon palën e tretë për detin

Deklaratat e Berishës në Kuvend edhe gazeta greke “Kathimerini” zbulon palën e tretë për detin

28 vjeçarja me tumor në vezore: Seksi më shpëtoi jetën

28 vjeçarja me tumor në vezore: Seksi më shpëtoi jetën

Stop/ Ndotja nga fabrika, si gënjeu drejtori i Mjedisit. Zbulohet dokumenti

Stop/ Ndotja nga fabrika, si gënjeu drejtori i Mjedisit. Zbulohet dokumenti

TE FUNDIT

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
12 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e një dite më parë në Rinas ku...

Lexo më shumë

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
12 Nëntor, 2025

Në vitet 1980, kur interneti ishte ende në fazat e tij të hershme, vendeve iu dhanë emrat e tyre unikë...

Lexo më shumë

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
12 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë...

Lexo më shumë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
12 Nëntor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u ekzekutua në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com