Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: BE po mendon jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor

2024/02/08 at 5:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: BE po mendon jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku po merr pjesë në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka përgëzuar Bashkimin Europian për mbështetjen me Planin e ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht se si do të jenë vendimet e shteteve anëtare lidhur me zgjerimin, Shqipëria do të vijojë të vrapojë drejt BE-së, pasi për herë të parë shqiptarët e kanë bërë vetë zgjedhjen e tyre dhe duan të jenë në Bashkimin Europian.

“Kërkuat që të kemi një panel që të mbahet mend, por që të mbahet mend më duhet të sulmoj BERZH, por nuk kam ndërmend ta bëj këtë. Për momentin jam në një periudhë post-traumatike. Imagjino të duash të martohesh, pala tjetër të të thojë, unë dua të martohem me ty, por nuk dua të të flas. Në këtë epokë post-traumatike, jam më tepër i prirur ta lavdëroj BE-në. Përgëzimi është tërësisht i merituar sepse po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE përmes procesit të bisedimit. Një hapësirë e jashtëzakonshme dije, kjo bën dallimin dhe kjo është ajo që bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën që nuk e kanë këtë perspektivë. Është një bekim që e kemi BE-në krah vetes dhe pjesë të së ardhmes tonë.

BE-ja ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përkundër çdo lloj propabiliteti dhe për herë të parë ka nisur të mendojë jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor. Për Planin e ri të Rritjes, çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtetet anëtare. Ne ishim tërësisht jashtë, Plani i ri i Rritjes është një hapje e jashtëzakonshme për një mënyrë ndryshe për ta parë të ardhmen. Besoj se në kuadrin e BERZH dhe të Bankës Evropiane të Investimeve, duhet të përdorim dijen. Shpresoj fort se do të marrim më shumë sa i takon dijeve për rritjen graduale të investimeve për novacionin apo për ato instrumente që janë katalizatorë. Nëse teknologjia nuk do të kishte hyrë në jetët tona, e ardhmja jonë do të kishte qenë mjaft e zymtë dhe të gjitha këto të dhënat nuk do të nënkuptonin asgjë. Kjo është një faqe bosh e bardhë ku ne mund të hedhim hapa të jashtëzakonshëm përmes teknologjisë. Kjo na jep dyer më të hapura, edhe nga BE për të mbështetur transformimin tonë përmes teknologjisë, përmes inteligjencës artificiale.

Sigurisht që na duhet të bëjmë maksimumin. Ashtu si nusja jonë e ardhshme na ka thënë se varet nga ju. Shpresoj të kemi durim dhe vullnetin e mirë të vazhdojmë. Nuk po kërkoj integrim të shpejtë sepse kjo do të ishte të merrje lejen e drejtimit të mjetit pa ditur t’i japësh. Na duhet të numërojmë bekimet që na duhet që të merremi me BE-në dhe sa herë të zemërohemi me BE të mos harrojmë se kjo është ajo që kemi. Është martesë, nuk është e përsosur, por është ajo që kemi”, tha Rama./Opinion.al

Ju sugjerojmë

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

27 Qershor, 2025 12:06 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 12:02 pm
Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
Rajoni

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 Qershor, 2025 11:49 am
Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS
Aktualitet

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS

27 Qershor, 2025 11:29 am
Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem
Rajoni

Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

27 Qershor, 2025 11:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Albin Kurti fton në takim liderët e partive pas vendimit të Kushtetueses

27 Qershor, 2025 11:14 am
Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës
kulture

Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës

27 Qershor, 2025 11:07 am
U kap duke shitur doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

U kap duke shitur doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

27 Qershor, 2025 10:59 am
Plagosi me thikë një shtetas, pranga 45 vjeçarit. Fsheh në rrugë kallashnikovin
Aktualitet

Plagosi me thikë një shtetas, pranga 45 vjeçarit. Fsheh në rrugë kallashnikovin

27 Qershor, 2025 10:59 am
Para
Zgjerohet harta e Fruthit, një rast edhe në Shkodër

Zgjerohet harta e Fruthit, një rast edhe në Shkodër

Diskutimet për armëpushim, Izraeli liron 71 palestinezë të arrestuar në Gaza

Diskutimet për armëpushim, Izraeli liron 71 palestinezë të arrestuar në Gaza

SHBA sulmon sistemet raketore të Huthëve në Jemen

SHBA sulmon sistemet raketore të Huthëve në Jemen

TE FUNDIT

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
27 Qershor, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për kandidatët fitues në qarkun e Beratit, Dibrës, Shkodrës e Vlorës, si dhe...

Lexo më shumë

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
27 Qershor, 2025

Është shtyrë për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca për vendosjen e institucioneve...

Lexo më shumë

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
27 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë në Beograd, me kërkesë të prokurorisë, caktoi masën e paraburgimit për pesë persona të dyshuar për përgatitjen...

Lexo më shumë

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
27 Qershor, 2025

Pas daljes nga ambientet Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flamur Noka është prononcuar për mediat. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com