Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme shkollën “Demokracia”, që është hapur në Valias të Ri.
Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta me një nga mësuesit.
“Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i drejtohet një arsimtar.
“Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.
“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamzë…”, shtoi mësuesi.
“Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy”,-tha Rama.