Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”, ndërsa ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e zonës.
“Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku”, i tha një banore-kryeministrit.
Ndërsa kreu i qeverisë u përgjigj me batutë se “nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime”.
Qytetarja: Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku.
“Epo shiko, nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime sepse edhe mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që…
Janë shpërndarë njësitë e shërbimit kështu që këtu do të marrë jetë e gjitha. Ndërkohë Unaza e Re, ja ku e keni. Pastaj patjetër do e keni linjën e autobusëve”,-tha Rama.