Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish me tone të ashpra LSI, gjatë mitingut të PS-së pasditen e sotme në Elbasan.
Rama u ndal te marrëveshja PS-PD, duke thënë: Bëmë një marrëveshje, të gjithë që e komentojnë dhe kërkojnë të gjejnë hilera, konspiracione, janë ata që kanë çerek shekulli që hanë, pimë, në tepsinë e pushtetit dhe i duan shqiptarët të varfër, të përçarë, që të mundet të përfitojnë nga ata. Marrëveshja që bënë s’ishte interesi partiak i socialiste por interesi i Shqipërisë.
Rama tha se LSI i ka votuar reformat gjatë qeverisjes së përbashkët për të ‘qëndruar në tepsi’: Sulmojnë çdo reformë, se reformat i kanë votuar se kanë dashur të rrinë aty për tepsinë.
Kreu i PS-së sulmoi edhe kryeopozitarin Lulzim Basha.