TIRANE- Edi Rama duke folur në Asamblenë e PS i ktheu një përgjigje të tërthortë Ben Blushin kur tha se kriminileët në PS nuk janë gjë tjetër vetëm imagjinatë e SHQUP-it.
Pjesë nga fjala e Ramës
Jemi partia që solli më shumë gra në qeveri, solli detyrimin për barazi gjinore në këshillat bashkiakë. Sa për kriminelët mbetet keqardhja që janë bërë vizion dhe zhargon e një politike mllefi. Problemi më i madh i këtij vendi nuk është dekriminalizimi por kriminalizmi. Nuk janë 19 kriminelët imagjinarë që krijoi banda e SHQUPit por sulmet ndaj zhvillimeve të reja.
Rama për fishkëllimat
Fishkëllima të pasjellshme … Më mirë të mos ndodhte por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja po bën për vendin. Edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht nuk i fshehim gabimet tona pas fishkëlluesve. Kjo quhet përgjegjshmëri ndaj interesave.