Emisioni “Dritare” i Rudina Xhungës është kthyer në një arenë debatesh dhe fyerjesh verbale mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetarit Ylli Rakipi.
Teksa diskutonin për fajet, Rakipi i tha Ngjelës se faji është individuale, dhe se Enver Hoxha arrestoi babanë e tij dhe jo të gjithë familjen e Ngjelës.
Kjo e ka prekur avokatin që i është kthyer: “Ti ke ardhur i pirë në emision dhe ke problem disniveli”. “Ti je i çmendur, idiot dhe budalla avokat”, i është kthyer Rakipi.