Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka shkuar sot në ambientet e SPAK.
Suli dyshohet se do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryhen për dëmshpërblimet e tërmetit.
Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli dhe i Rrogozhinës Edison Memolla dyshohen se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.
Kujtojmë se disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë përfunduan të pandehur gjatë këtij viti sidomos për tenderat, si të denoncuar jo vetëm nga KLSH-ja por edhe të referuar nga prokuroritë e zakonshme që ja përcollën kompetencën SPAK./Opinion.al