Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rakip Suli betohet në një shkollë, Xhelal Mziu qëndron në zyrë në bashki

2019/08/07 at 1:56 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rakip Suli betohet në një shkollë, Xhelal Mziu qëndron në zyrë në bashki

Këshilli bashkiak i Kamzës është konstituuar ditën e sotme dhe më pas është bërë betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Rakip Suli. Mbledhja nuk u zhvillua në ambientet e bashkisë por në shkollën “Hilary Clinton”.

Nga ana tjetër në zyrën e kryebashkiakut vazhdon të qëndrojë Xhelal Mziu, i cili nuk e njeh procesin e 30 qershorit. Në 30 qershor sipas tij nuk pati zgjedhje të ligjshme dhe Rakip Suli nuk përfaqëson askënd pasi në këto votime morën pjesë vetëm 6% e zgjedhësve.

“Vazhdoj funksionin për të cilin jam mandatuar. Zoti Suli përfaqëson një proces farsë ku morën pjesë në votime vetëm 6% të banorëve të Kamzës. Nuk besoj se pati zgjedhje më 30 qershor. Suli mori 4 herë më pak vota se kandidati i mëparshëm i PS në Kamëz. Ky është një uzurpim i institucioneve, ia kalojnë dhe kohës së Enver Hoxhës. Kemi një qeveri, parlament të një partie. Kush e njeh demokracinë e di se në 30 qershor nuk pati zgjedhje. Do vazhdojë detyrën sot deri në orarin zyrtar dhe nesër në orën 08:00 do kthehem sërish” u shpreh Xhelal Mziu

Suli u shoqërua në ceremoni nga deputetët Taulant Balla, Ervin Bushati dhe Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari. Ai shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët që kishin votuar në 30 qershor pavarësisht atyre që ai i cilësoi shantazhe.

“Na pret një rrugë e gjatë dhe me sfida. Shpreh mirënjohjen time më të madhe për qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, të cilët u shantazhuan me 30 qershor, por nuk u lëkundën në mbrojtjen e familjes së tyre, jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit. Jam krenar që këshilli i ri përbëhet mbi 50 për qind femra dhe mbi 60 për qind të rinj dhe të reja. Ne kemi bindjen absolute dhe me një skuadër absolute ne do t’ia dalim. Do t’ia dalim dhe do të bëjmë më të mirën për qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqani,. Do të shërbej me përgjegjësi dhe me dinjitet. Ne nuk i ndajmë njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, por ne jemi për t’iu shërbyer qytetarëve”-tha Suli gjatë ceremonisë së betimit. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
Bota

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

22 Shtator, 2025 6:26 pm
Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
Bota

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

22 Shtator, 2025 5:32 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

22 Shtator, 2025 4:42 pm
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Para
Himarë, restoranti jepte fatura jotatimore në gjuhën greke

Himarë, restoranti jepte fatura jotatimore në gjuhën greke

Qëlloi me armë zjarri drejt të riut, shpallet në kërkim 25-vjeçari

FOTO/ Gjobë 50 mijë euro biznesmenit në Tiranë, kush janë tre vëllezërit

Kërkimet për rezerva të gazit, tensionohen raportet mes Turqisë dhe Qipros

Kërkimet për rezerva të gazit, tensionohen raportet mes Turqisë dhe Qipros

TE FUNDIT

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
22 Shtator, 2025

Hamasi i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump ku i kërkon drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim...

Lexo më shumë

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
22 Shtator, 2025

Tiranë, Shtator 2025 – Globe, distributori i vetëm zyrtar i markës ndërkombëtare Hisense në Shqipëri, prezanton një fushatë të veçantë...

Lexo më shumë

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
22 Shtator, 2025

Mijëra pasagjerë kanë përjetuar vonesa ose anulime fluturimesh pas një sulmi kibernetik në aeroportet kryesore evropiane. Por një ekspert sugjeron...

Lexo më shumë

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
22 Shtator, 2025

Nga qelia, kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur nëpërmjet një  letre Këshillit Bashkiak ende s’është njoftuar zyrtarisht mbi rendin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com