Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raketat ruse godasin centralet elektrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore 

2024/04/27 at 9:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raketat ruse godasin centralet elektrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore 

Raketat ruse goditën objektet që prodhojnë energji elektrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore të shtunën, duke e vështirësuar edhe më tej gjendjen e rrjetit të dëmtuar elektrik. Ukraina ndërkohë përballet me mungesa në armatimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, mangësi që pritet të plotësohen nga ndihma e re ushtarake e miratuar rishtazi në Shtetet e Bashkuara. 

Sulmi u bë me raketa balistike dhe raketa me vetëdrejtim që lëshuan nga avionët bombardues strategjikë të nisur nga Rrethi Arktik. Ky është sulmi i katërt masiv ajror rus që vendos në objektiv sistemin e furnizimit me energji të Ukrainës që nga 22 marsi. 

“Armiku sulmoi sërish me bombardime masive objektet energjitike të Ukrainës”, njoftoi DTEK-ja, kompania më e madhe private ukrainase e energjisë, duke shtuar se katër nga gjashtë termocentralet e saj kishin pësuar dëme gjatë natës. 

Ekipet e kërkim-shpëtimit u përpoqën të shuajnë zjarret në disa objekte energjitike në rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk, pranë kufirit me vendet anëtare të NATO-s, Poloninë dhe Rumaninë. 

Pas sulmeve ndaj objekteve energjitike në rajonin qendror Dnipropetrovsk, u ndërpre edhe furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e lindjes së presidentit Volodymyr Zelenskyy, Kryvyi Rih, thanë zyrtarët. 

Sistemet kundërajrore ukrainase rrëzuan 21 nga 34 raketat, njoftoi nëpërmjet një deklarate komanda ajrore ukrainase. Asnjë nga objektet e goditura nuk u identifikua me emër, një masë sigurie kjo që synon t’ia mohojë Rusisë mundësinë e vlerësimit të dëmeve nga sulmet e bëra. 

Rusia, e cila filloi sulmin frontal në Ukrainë në shkurt 2022, mohon se vendos në objektiv civilët, por thotë se sistemi energjitik ukrainas është një objektiv legjitim. Autoritetet ukrainase thanë se u plagos një punonjës i energjitikës. Gjatë natës, një spital në qytetin verilindor Kharkiv, i cili është bombarduar rëndë gjatë javëve të fundit, u godit nga një raketë. Në spital gjendeshin 60 pacientë. Nga sulmi u plagos një grua, u dëmtua godina, si dhe linjat e furnizimit me ujë dhe energji, njoftoi guvernatori rajonal./voa 

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Nga ballkoni i banesës Berisha paralajmëron protestë tjetër: Shqipëria në Tiranë në ditën anti-Edvin 

“Të gjithë të martën te Bashkia e Tiranës”, Berisha: Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë 

Berisha sulmon Blendi Gonxhen: Një nga hajdutët më të papërmbajtur u shpall superministër me tre portofole 

Berisha nga ballkoni i shtëpisë: Rama me mercenarë, horra si Dumanë duan të zhdukin opozitën 

Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho zv/presidente 

Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho zv/presidente 

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com