Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Radikalizmi politik dhe “modeli Meta”

2016/02/29 at 4:30 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Radikalizmi politik dhe “modeli Meta”

Nga ARTUR ZHEJI


Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës paralajmërojnë një akselerim të radikalizmit politik ndërmjet PD dhe PS. Diçka nuk po shkon mirë në Partinë Demokratike, sepse 2 fraksione apo korente po ravijëzohen qartë, ndonëse perceptimet mbi këtë fakt mbeten ende të tërthorta.

Por nga ana tjetër, edhe në Partinë Socialiste po ndodh gradualisht e njëjta gjë, me sa duket Ben Blushi, po ja mbrrin përmes “rezistencës”, të trupëzojë korrentin e tij brenda nënës parti.

Në PD është tanimë në veprim mosdakordësia gjithmonë e më e shpeshtë me frymën ofertuese dhe të natyrës bashkëpunuese të llojit të opozitarizmit të Lulëzim Bashës, që ka si pikësynim rritjen e partisë drejt Qendrës, apo drejt pjesës “Gri”, aty ku qendron dhe zmadhohet ditë mbas dite Ilir Meta.

Basha, duke lexuar dhe rilexuar rezultatin zgjedhor 2013-2015, si edhe nën efektin e kulturës “hollandeze”, po përpiqet, por pa e bërtitur të bëjë një metamorfozë të dhimbshme në Partinë Demokratike, drejt tregut dhe trendit të ri elektoral.

Që do të thotë, ta “zbusë” atë, ta largojë nga ringu i ashpër i boksimit radikal verbal e politik, dhe pra ta deideologjizojë me sa mundet atë. Me qëllim si edhe thamë rritjen e PD, drejt pjesës së ashtuquajturës “Gri” të zgjedhësve, të cilët e shohin gjithmonë e më pak partinë, si një objekt kulti, si një kishë apo si një xhami. Sepse pjesa “Gri”, në Shqipëri dhe në të gjithë botën, nuk është një elektorat i përbetuar për ngjyrat e partive, nuk shquhet pra, për një besnikëri të verbër eletorale dhe as nuk jep besën për aksh apo për X parti.

Pjesa “Gri”, e refuzon radikalizmin dhe lexon realisht programin e një partie, vetëm në lidhje me interesat e saj konkrete dhe të ngushta, pa nostalgji dhe pa një tradicionalizëm ideologjik të bartur nga e kaluara.
Në qoftë se pjesa “Gri”, tradicionalisht indiferente, skeptike dhe inteligjente, nuk ndjehet e përfaqësuar nga retorika e fjalëve apo nga teatraliteti i veprimeve politike, “ajo”, ja “këput gjumit”, mbyllet brenda një guacke, sheh punët e veta dhe nuk voton për askënd.

Por nëse e zgjojnë dhe nëse ndjehet e përfillur në interesat dhe jo në emocionet e saj, pjesa “Gri”, është në gjendje të përmbysë rezultatet elektorale, si edhe ndodhi në vitin 2013, në këtë rast me autor kryesor Ilir Metën. Sot për sot, dialoguesi më i mirë dhe më këmbëngulës, me këtë elektorat të vështirë dhe përgjithësisht flegmatik.

Në betejën e pashpallur për pjesën “Gri”, Rama, duhet të përballojë paralelisht tre fronte rraskapitëse, në të përditshmen e vet politike:

Fronti i Parë, lidhet me luftën e brendshme politike në PS, që ka si dash përcor, disidencën e Blushit, që po bëhet dita ditës më kontaminuese edhe në grupin parlamentar socialist. Gjë që e detyron Ramën, të kapet më fort se zakonisht, te segmentet tradicionale dhe besnike të partisë.

Fronti i Dytë, është lufta kundër modernizmit gjithmonë e më performant të Lul Bashës, të cilin Rama e lufton kryesisht dhe sistematikisht në Kuvend duke përballuar në mënyrë aktive ose duke sulmuar Doktorin dhe duke provokuar politikisht pjesën më të eksituar të grupit parlamentar të PD, me qëllim largimin e PD, nga një influencë në rritje të saj, drejt pjesës “Gri”.

Dhe Fronti i Tretë, është padyshim rritja e qetë dhe e pabujshme e numrave të Metës, i cili, sistematikisht i shmanget përballjeve, si mënyra më ideale, për të tërhequr simpatinë e pjesës “Gri”.

Nga ana tjetër, Basha ka edhe ai, në të përditshmen e vet politike, tre kokëçarjet e tij të “mëdha”.

E Para, lidhet si edhe thamë me fraksionin radikal dhe real tashmë brenda PD, me në krye Doktorin dhe Jozefina Topallin. Të cilët dukshëm nuk miratojnë me veprimet dhe verbin e tyre politik, këtë strategji drejt pjesës “Gri” të Bashës, e cila atyre u duket një strategji që kërkon më tepër kohë, se ata duan apo kanë, për të pjekur frytet e pikësynimeve të tyre politike. Që lidhet me rrëzimin e parakohshmëm të Qeverisë Rama. Ata mendojnë se ruajtja e bërthamës tradicionaliste të partisë, mbajtja e tyre në këmbë dhe të mobilizuar, duhet të jetë edhe qëllimi kryesor strategjik i kësaj faze.

E Dyta, ka të bëjë me betejën e pabarabartë me Ramën, që ka dhe përdor, dukshëm më shumë mjete propagandistike dhe mediatike se sa Opozita. Dhe për më tepër, në Kuvend, Kryeministri, përpiqet dhe shpesh ja del, të dëmtojë rëndë platformën strategjike të Bashës, duke provokuar politikisht e me dredhi, reagimin e ashpër të radikalëve demokratë, që shpesh në Kuvend, shprehin dhe lënë të shpërthejnë, më shumë urrejtje personale për Ramën, se sa mban sistemi tretës i stomakut tekanjoz, të pjesës “Gri”.

E Treta, marrëdhënia e prishur e Bashës me Ilir Metën, për arsye të pakuptueshme dhe politikisht absurde, gjë e cila zvoglon rrezikshmërinë po efikasitetin e aksionit të tij të sotshëm dhe të nesërm politik.

Në këtë kornizë, deri më tash, pjesën më të madhe të zonës “Gri”, vijon ta influencojë Ilir Meta, që dukshëm dhe në mënyrë acaruese, vendoset shpesh në një qëndrim simetrik e pothuajse të baraslarguar, ndërmjet aleatit të vet qeverisës dhe Opozitës. Meta, po përforcon kësisoj një “model” të ri të strategjisë politike, e cila e çimenton si kontrolluesin kryesor të aspiratave konkrete dhe punëmbaruara të pjesës “Gri”.

Pjesë vendimtare kjo, e zgjedhësve shqiptarë, që kërkon krysisht nga politika Zgjidhje të halleve të tyre praktike dhe jo thjesht fjalime globale, ndaj të cilave kjo shtresë e gjerë, është indiferente.

Sepse është fakt, që inflacioni i fjalëve, të pashoqëruara me zgjidhjet e përditshme të hallit të përjetshëm, për një jetë më të mirë, është padyshim shumë i lartë. Sepse në Shqipëri, sasia e fjalëve rritet në proporcion me çmimet. Mirëpo ndërsa vështirësohet e përditshmja, në pritje të zgjidhjeve të mëdha globale politike dhe ekonomike, fjalët, në ndërkohë i marrë thjesht era.

Basha tenton por për momentin nuk mundet, për arsyet që thamë më lart, ti qaset ndjeshëm pjesës “Gri”, sepse proporcionalisht do të thellonte hendekun me radikalët e vet brenda partisë.

Rama, është ende në koalicion me Metën, që e sjell si pajë të bollshme prurjen “Gri”, përtej votave të veta besnike të LSI, e kështu nervozizmi i jep radikalzmit një impuls të ri.

Duke çimentuar politikën 3 Polare dhe duke favorizuar “modelin Meta”.

Shkruar ekskluzivisht për Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Shpëtim Gjika sërish i pafajshëm!

Shpëtim Gjika sërish i pafajshëm!

Ja pse iPhone 5se është telefoni më i mirë

Ja pse iPhone 5se është telefoni më i mirë

Vasili: Ikja nga parlamenti, ishte humor..

Reforma në drejtësi/ LSI: Erdhën rekomandimet e Venecias, koha për dialog politik

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com