Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, e shpalli të pafajshëm dhe e liroi nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb Vojisllav Sheshel.
Ai përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës.
Vojisllav Sheshel nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit të gjykatës. Ai qe liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer.
Ai kishte qëndruar në paraburgim që nga dorëzimi i tij në vitin 2003 në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Javën e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare dënoi me 40 vjet burg, ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç nën akuzat për gjenocid lidhur me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.
Në Beograd, rreth 5,000 përkrahës të Partisë Radikale Serbe protestuan kundër dënimit të Karaxhiçit.
Vojisllav Shesheli u tha protestuesve se vendimi mbi Karaxhiçin ishte “një vendimi kundër të gjithë kombit serb”.