Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Radhë të gjata në pikat kufitare, Kosova bllokon makinat me targa serbe

2023/06/15 at 12:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Radhë të gjata në pikat kufitare, Kosova bllokon makinat me targa serbe

Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Kolona e mjeteve transportuese është e gjatë, ndërsa shumë shoferë pasi mësuan lajmin se nuk u lejohet hyrja në Kosovë, janë ndalur në parkingje dhe pika të karburanteve.

Kolonat në kufi u shtuan pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se, për arsye të sigurisë, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 15 qershor se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.

Kurti këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Gazmend Kastrati, shofer i një kompanie nga Kosova, mëngjesin e së enjtes po transportonte grurë nga Serbia për në Kosovë.

Ani pse mjeti me të cilin Kastrati por transporte grurin ka targa të Kosovës, për shkak se malli ka origjinën nga Serbia, atij i është pamundësuar hyrja në territorin e Kosovës.

“Ne jemi duke pritur nga ora 8:00, pak para orës 8:00, 10 apo 15 minuta kur ka qenë ndërrimi. Është bllokuar diçka. Vendimi është i Qeverisë së Kosovës. Se çfarë e kanë marrë atë vendim as ne s’kemi informacione tjera. Duke pritur jemi. Çfarë do të bëhet s’e di”, tha Kastrati.

“Disa kamionë janë ndalë nëpër parkingje – kush ka pasur informacion. Ne që s’kemi pasur informacion kemi ardhur drejt e këtu. Në kufi pyetem tani por nuk kanë ndonjë vendim derisa ta marrin ku ta di unë atje nga lart”, tha ai.

Nenad Nastasieviq, shofer kamioni me targa të Serbisë, ishte në rrugë për të dërguar pllaka gipsi me origjinë nga Bullgaria për në Kosovë, por atij iu tha se nuk mund të kalojë kufirin.

“Epo probleme, probleme të mëdha. Po vonojmë me dërgesa dhe po vështirësohen pagesat. Humbasim para këtu. E shihni ku po qëndrojmë, nuk kemi kushte elementare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Kurti tha se këto masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë “masa të sigurisë”. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina zyrtare thotë se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, Kurti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

Ju sugjerojmë

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Kryesore

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

30 Maj, 2025 6:37 pm
Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë
Bota

Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë

30 Maj, 2025 6:34 pm
Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e “grave të pabindura”
Bota

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e “grave të pabindura”

30 Maj, 2025 6:14 pm
“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
Aktualitet

“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë

30 Maj, 2025 6:11 pm
Salmonelë në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit nga….
Aktualitet

Salmonelë në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit nga….

30 Maj, 2025 5:45 pm
Vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori: E godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën
Bota

Vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori: E godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

30 Maj, 2025 5:41 pm
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Bota

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

30 Maj, 2025 5:03 pm
Selami Jenisheri letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët
Sport

Selami Jenisheri letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

30 Maj, 2025 4:42 pm
Kampi i Gjadrit/ Gjykata e Lartë në Romë kërkon opinionin e Gjykatës Europiane
Aktualitet

Kampi i Gjadrit/ Gjykata e Lartë në Romë kërkon opinionin e Gjykatës Europiane

30 Maj, 2025 4:32 pm
Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor
Bota

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

30 Maj, 2025 4:20 pm
Para
Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia

Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia

Drafti i Ramës për Asociacionin, Berisha: Ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Drafti i Ramës për Asociacionin, Berisha: Ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Spiropali mbron Ramën nga akuzat e Berishës: Të ka mbetur vetëm të përfundosh në kosh

Spiropali mbron Ramën nga akuzat e Berishës: Të ka mbetur vetëm të përfundosh në kosh

TE FUNDIT

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
30 Maj, 2025

Kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë e Durrës u rrëzuan...

Lexo më shumë

Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë

Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë
30 Maj, 2025

Huthit e Jemenit planifikojnë të zgjerojnë veprimet e tyre kundër Izraelit dhe të nisin sulme ndaj avionëve civilë që i...

Lexo më shumë

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e “grave të pabindura”

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e “grave të pabindura”
30 Maj, 2025

Imazhe të publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë tmerrin që përjetojnë gratë në të ashtuquajturat “strehimore bindjeje” në Arabinë...

Lexo më shumë

“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë

“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
30 Maj, 2025

Kryekomisioneri Ilrijan Celibashi i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, lidhur me pretendimet se në Peqin, ishte aplikuar “treni bullgar”, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com