Ka humbur jetën 44-vjeçari i cili ra aksidentalisht nga lartësia në Dhërmi, teksa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56 të ditës së sotme. 44-vjeçari Artan Ndini ndërroi jetë teksa po transportohej për në Spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.