Një 57-vjeçar dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë.
Uniformat blu njoftojnë se i dëmtuari me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al