Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Elbasan në lagjen “Luigj Gurakuqi”.
Një 45-vjeçar bojaxhi ka humbur jetën teksa lyente muret e një ndërtese pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
“Rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.
Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al