Një vajzë e mitur u rrëzua mbrëmjen e djeshme nga kati i 7 i apartamentit në qytetin e Durrësit, duke rënë mbi tendën e një supermarketi.
Mësohet se fëmija tanimë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spitalin e Truamës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale teksa vajza 3-vjeçare ndodhej në ballkon së bashku me prindërit.