Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë, pasi në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasja L. M.
“Më datë 13.09.2023, në afërsi të një qendre tregtare shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.