Aktorja e njohur e kinemasë shqiptare Hajrie Rondo, vazhdon të emocionojë qytetarët shqiptarë edhe jashtë ekranit. Një qytetare , e cila e ka takuar aktoren në urban, pikërisht tani pas një lufte të ashpër me sëmundjen, rrëfen eksperiencën e saj. Qytetarja, ka dërguar këtë postim emocionues, në faqen e FB të gazetarit Olti Curri.
“Mirmengjes Olti! Deshiroj shume te ndaj me faqen tuaj se si nisi dita ime sot.Tek prisja autobuzin e linjes per te ardhur ne pune, shikoj ne stacion aktoren e madhe Hajrie Rondo, qe ka patur nje lufte te madhe per jeten me semundjen e rende qe i ra.
Ne momentin qe ulem ne autobuz, shikoj qe ne krahun tim ngjitur ishte ulur edhe aktorja ime e pereferuar. U mata t’i paguaja bileten e autobuzit, por mendova mos e fyej,me pas me zemren qe ma bente bam-bam ju afrova dhe i thashe me ze te ulet ne vesh: ndjehem me fat qe jam ulur prane jush, ju uroj sherim te shpejte. I putha doren, dhe ajo si zonje me ktheu puthjen dhe me pershendeti gjithe embelsi. Mezi prita te zbrisja, pasi lotet po me shperthenin nga emocioni. Kuptova sa pak bejme NE per artistet, dhe sa shume presim nga ata! Nese ndonjeri nga ndjekesit e faqes suaj ka nje adrese, te ma nise. Do tja dergoja me shume dashuri 1buqete lulesh aktores Hajrie Rondo. Thjesht sa per t’i zbukuruar diten.” .