“Jam minoritar brenda shtetit tim. Shteti nuk më jep pronësinë e tokës që kam në përdorim prej disa vitesh. Vetë na thatë se kemi bërë ligjin për ta privatizuar”, kështu u shpreh një banor që po merr pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama, në Karahaxh të Sarandës me pakicat kombëtare.
Më tej ai iu drejtua Ramës me fjalët: Ujkun e ke në krah! ( e ka fjalen per Leonidha Kriston)
Sakaq fjalën e ka marrë kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo i cili i quajti akuzat e qytetarit “të rreme dhe të montuara”. “Kam bërë kallëzim penal për personin në fjalë”, tha kryebashkiaku.
Pas tij foli edhe kryetari i bashkisë së Konispolit i cili tha se “sipas ligjit toka nga “në përdorim” në pronësi” u takon atyre që kanë 10 vite që jetojnë në fshat”.
Kryeministri Edi Rama duke marrë fjalën pas dy drejtuesve vendore, i tha qytetarit: “Sotir, nuk jemi gjykatë këtu! Ti ke bërë kallëzim, kryetari i bashkisë të ka bërë kallëzim ty. Unë do coj Inpsketoriatin Antikorrupsion që do shohë letrat për bashkinë e Konispolit dhe të Finiqit. Dekret për pushkatim nuk nxjerrim dot për këta të dy!”
Pas kësaj qytetari fliste nga vendi por fjala e tij nuk u transmetua më në ERTV.
/Opinion.al