Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit 

2024/12/28 at 6:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit 

‘ALARM!! – Duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga smogu’, ‘Ajri ynë është helm’, ‘Qeveria jonë është e shurdhër’ – këto ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e mbajtura nga banorët e Shkupit, që të shtunën, për herë të dytë brenda këtij muaji, dolën në marsh protestues kundër ndotjes së ajrit. 


Si herën e kaluar, edhe tani, protestuesit nisën marshimin nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vazhduan drejt Kuvendit dhe e përfunduan para ndërtesave të Qytetit të Shkupit. 

Dy javë kanë kaluar që kur kërkesat e para janë dorëzuar pas protestës së parë, por deri tani, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga institucionet, theksuan udhëheqësit e protestës. Organizatorët, iniciativa ‘Qyteti i Gjelbër Human’, së bashku me qytetarët protestues, paraqitën katër kërkesa për luftimin e ndotjes së ajrit në Shkup, përfshirë monitorimin e vazhdueshëm publik të objekteve industriale, për të siguruar transparencë mbi ata që ndotin ajrin. 

“Kërkesa e dytë ka të bëjë me ngrohjen ekologjike të objekteve, si Klinika e Fëmijëve ‘Kozle’, e cila ende ngrohet me naftë. Kërkesa e tretë është që të zgjidhet autocentrizmi në qytet, me prioritet transportin publik dhe biçikletat para veturave, dhe kërkesa e katërt është menaxhimi më i mirë i mbeturinave”, tha Borjan Jovanovski nga iniciativa qytetare “Qyteti i Gjelbër Human”. 

Protestuesit, herën e kaluar, më 10 dhjetor, theksuan se shkak për protestën janë rastet e shumta të vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit, të cilat, sipas tyre, përbëjnë 17.7% të vdekshmërisë së përgjithshme në vend. “Çdo i nënti rast vdekjeje te foshnjat në Maqedoninë e Veriut lidhet me ajrin e ndotur”, njoftoi agjencia e Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti. 

Shkupi ka qenë vazhdimisht ndër qytetet më të ndotura në botë muajt e fundit, sipas kompanisë botërore IQAir, e cila mat cilësinë e ajrit. Ndërkohë, masa e vetme që zbatohet gjatë periudhës me ndotjen më të lartë të ajrit, është transporti publik falas. 

Përpjekjet e autoriteteve për zgjidhjen e problemit 

Më 23 dhjetor, autoritetet paralajmëruan një masë të re kundër ndotjes, që sipas tyre do të sjellë “një të ardhme të gjelbër në kryeqytet”. Bëhet fjalë për një projekt që do të zbatohet në tri komuna të Shkupit: Aerodrom, Çair dhe Gazi Babë, me 100 automjete elektrike, të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë institucionet qeveritare, kompanitë dhe qytetarët përmes një aplikacioni celular, me pagesë. 

Projekti do të nisë, gjatë vitit të ardhshëm, pas përgatitjes së infrastrukturës, duke përfshirë vendet e parkimit dhe mbushësit, për të cilat u tha se do të përdorin energji të gjelbër. Investimi për këtë projekt deri në vitin 2030 pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro. 

Kritikat ndaj masave të propozuara 

Ndërkohë, organizatat ekologjike qytetare e kundërshtuan këtë vendim, duke theksuar se është një hap në drejtim të gabuar. Sipas tyre, kjo iniciativë do të sjellë më shumë automjete në qytet, duke e penguar hapësirën tashmë të kufizuar. 

Më 16 dhjetor, organizata qytetare, Iniciativa O2, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, njoftoi një sërë masash konkrete të adresuara për këshilltarët komunal dhe kryetaren e Komunës së Shkupit, Danela Arsovska. Masat përfshijnë: ndalimin e karburanteve ndotëse, instalimin e filtrave për dru, kontrollin e trafikut, ndalimin e përdorimit të mazutit dhe karburanteve të tjera, instalimin e kamerave për monitorimin e djegies së mbetjeve. 

Me këto vendime, u tha nga Iniciativa O2, do të përfshihen të gjithë burimet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe zbatimi i tyre do të çojë në uljen e niveleve të ndotjes brenda kufijve ligjorë të caktuar. Sipas tyre, brenda një periudhe të shkurtër, këto nivele mund të jenë dy herë, ose shumë më të ulëta se ato aktuale, në përputhje me Direktivën e re të BE-së për cilësinë e ajrit. 

Rrjedhimisht, gjatë stinës së dimrit, përveç Shkupit edhe qytete tjera si, Manastiri, Tetova, Gostivari, Kërçova, apo edhe Ohri, kanë përqendrime të larta të grimcave PM2.5 dhe PM10. 

Nga aspekti shëndetësor, në fillim të vitit 2024 Instituti i Shëndetit Publik publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse 18 për qind e vdekshmërisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM2.5. 

Të dhënat e fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor (EEA) tregojnë se ajri i ndotur është shkaktar i mbi 5000 vdekjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut. /REL 



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Lara Colturi arrin një rezultat të mirë, renditet në vendin e 11 në Austri 

Lara Colturi arrin një rezultat të mirë, renditet në vendin e 11 në Austri 

Hetimet e SPAK-ut, Rama për Zërin e Amerikës: I qetë e i vendosur, që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë 

Hetimet e SPAK-ut, Rama për Zërin e Amerikës: I qetë e i vendosur, që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë 

Hetimet e SPAK për Veliajn, flet Rama: Jo kushdo që është i hetueshëm, është i fajshëm! Gjyqet nuk bëhen në media 

Hetimet e SPAK për Veliajn, flet Rama: Jo kushdo që është i hetueshëm, është i fajshëm! Gjyqet nuk bëhen në media 
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com