Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarët hezitojnë të denoncojnë korrupsionin nga frika e hakmarrjes

2016/12/13 at 5:27 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët hezitojnë të denoncojnë korrupsionin nga frika e hakmarrjes

Qytetarët e Kosovës nuk iu besojnë organeve kompetente në vend për të raportuar rastet e dyshuara korruptive, thonë vetë ata, si edhe përfaqësues të shoqërisë civile.


Hezitimi për të raportuar rastet korruptive thuhet se ndërlidhet me faktin se organet e drejtësisë në të shumtën e rasteve merren me personin që paraqet rastin më shumë sesa me të dyshuarin për korrupsion.

Një nga qytetarët e Prishtinës, që u identifikua vetëm si Bekimi, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk do të pranonte ta raportonte ndonjë rast të korrupsionit, për shkak të mundësisë së hakmarrjes.

Përveç kësaj, ai nuk beson se mund të ketë efekt, edhe në rast të raportimit.

“Mendoj se ka korrupsion, por heshtet dhe fshihet. Mua nuk me ka ndodhur drejtpërdrejt, por gjërat po shihen, janë pa koment. Këtu problem është mos funksionimi i duhur i gjykatave”, thotë Bekimi.

Ekonomisti Rrustem Abiti nuk e mohon faktin se në Kosovë ka korrupsion, por nuk beson se ekziston në përmasat e paragjykuara.

Ai shprehet në rast se do vërente raste korruptive do t’i raportonte në institucionet kompetente.

“Unë mendoj se realitet ka për këtë çështje, por ne si vend i vogël, në krahasim me vendet tjera, nuk mund të themi se mund të ketë në vlera të mëdha financiare, por edhe kjo është e padrejtë.”

“Por, më shumë është një lloji euforie e popullit që e krijojnë një temë dhe ajo globalizohet dhe më pas merren me të”, thekson Abiti.

Në të gjitha raportet ndërkombëtare, përfshirë atë të Indeksit Global të Transparecy International, Kosova është vlerësuar si vendi me shkallën më të lartë të korrupsionit.

Në veçanti, raportet e BE-së e kanë cilësuar si të brishtë sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke e futur në mesin e institucioneve që “janë përfshirë në korrupsion”.

Për ekspertët e fushës, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka demotivuar qytetarët për raportim të rasteve të dyshuara korruptive.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha Radios Evropa e Lirë se pikërisht fakti që për lajmëruesit e rasteve korruptive janë “hapur procedura të ndryshme” ka bërë që qytetarët të mos iu besojnë organeve kompetente.

“Madje në shumë raste kur kanë denoncuar raste, denoncuesit janë bërë telash me denoncimet e tyre, pasi nuk janë ndjekur ata që janë denoncuar, por ndaj denoncueseve janë hapur procedura të ndryshme.”

“Absolutisht ka shumë raste në të cilat ata që i kanë denoncuar rastet e korrupsionit janë shantazhuar në forma të ndryshme nga ana e sistemit të drejtësisë, qoftë nga policia, qoftë nga prokuroria”, tha Musliu.

Mos besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë është arsye kryesore që qytetarët nuk e raportojnë korrupsionin, thotë edhe Hasan Preteni, udhëheqës i Qendrës për Etikë, Transparencë dhe Integritet.

Preteni, ish-drejtor i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, thotë se mos besimi tek institucionet kompetente ka bërë që qytetarët, konkretisht ata që punojnë në institucione publike, të heshtin për shkak se mund të rrezikojnë edhe me humbjen e vendit të punës, shkruan rel.

Ai thotë se ka pasur raste kur organete drejtësisë kanë manipuluar me informacionet, duke lajmëruar personin e dyshuar për korrupsion se nga kush është lajmëruar.

“Ky bashkëpunim i organeve të drejtësisë me persona kundër të cilëve paraqiten kallëzime për korrupsion është i mbrapsht, jo i mirë dhe është shumë politik.”

“Këtu edhe lind problemi se kush po i përzgjedh gjyqtarët dhe prokurorët, a po i përzgjedh politika apo kush? Nëse i përzgjedh politika, ata do t’i shërbejnë politikës”, tha Preteni.

Në hulumtimin e fundit të Transparency International, thuhet se më shumë se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se korrupsioni është një prej tri problemeve kryesore me të cilat përballet vendi.

Madje, 30 për qind e qytetarëve në Evropë dhe Azinë Qendrore, që kanë marrë pjesë në anketën e këtij institucioni, thonë se një nga problemet kryesore pse nuk e lajmërojnë korrupsionin është frika nga individë të caktuar.

Dy në pesë persona që e kanë lajmëruar korrupsionin kanë qenë viktima të hakmarrjes.

Rastet e natyrave korruptive, pavarësisht a iniciohen nga zyrtarët kompetentë, qytetarë, palë të ndryshme ankuese dhe të tjerë, Policia e Kosovës thotë se “ i trajton me seriozitet të madh” .

Sipas të dhënave nga Departamenti Special i Antikorrupsionit, në Policinë e Kosovës, gjatë këtij viti thuhet se janë trajtuar 41 raste korruptive të nivelit të lartë dhe si rezultat i këtyre hetimeve 12 raste kanë përfunduar me aktakuzë, ndaj 129 personave të profileve të ndryshme.

Përderisa nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e Policisë së Kosovës, vetëm gjatë kësaj periudhe, kanë ndërmarrë veprime aktive, duke realizuar 638 aktivitete në funksion të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Nga këto të dhëna, rreth 300 të dyshuarave është ushtruar kallëzim penal, 160 raste janë të hapura dhe 40 persona të arrestuar.

 



Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Siri, vriten atentatorët e Parisit dhe Brukselit

Siri, vriten atentatorët e Parisit dhe Brukselit

Djali nga Afganistani realizon ëndrrën, takon më në fund Messin

Djali nga Afganistani realizon ëndrrën, takon më në fund Messin

Ky është ekipi i ri i Donald Trump/ Emrat që do qeverisin SHBA-në

Ky është ekipi i ri i Donald Trump/ Emrat që do qeverisin SHBA-në
















TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com