Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Quhet “Gentiana”, njihuni me vetitë e mrekullueshme të bimës mjekësore

2019/01/20 at 10:36 PM
në -Shëndeti, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Quhet “Gentiana”, njihuni me vetitë e mrekullueshme të bimës mjekësore

E njohin si bar zemre, sanëz, kërrsanëxë, sancë, ksane, raven, lincurë – por emrin e ka Gentiana.  Emri i kësaj bime vjen nga Mbreti i Ilirisë, Genti, vendi i të cilit është djepi i shqipeve. Bëhet fjalë për një barishte të hidhur që vjen nga bima e verdhë me emrin botanik Gentiana lutea.


Ajo gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë dhe në shpate që ngrihen mbi 1000 metra lartësi. Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore. Rrënjët e Gentianës mblidhen në pranverë ose në vjeshtë nga bimët mbi dy vjeçare, shkruan AgroWeb.

Kurat mjekësore kanë nevojë për rrënjë të thara nga dielli ose të ruajtura në vende të thata. Rrënjët e Gentianës janë të mbrojtura me ligj në shumë vende të botës, ku ndalohet tërësisht mbledhja e tyre në natyrë.

Megjithatë në Shqipëri, këto bimë të egra janë lehtësisht të këputshme nga njeriu. Kjo bimë shqiptare ka gjetur rrugën e saj në mbarë botën, madje ka çelur deri në Kinë që tashmë është kthyer në prodhuesin më të madh të kësaj bime në rang botëror.

Krenaria shqiptare përdoret në shumë mënyra 

Përdorimi më popullor i bimës është si përbërës aktiv i rakisë së sanzës, një pije tradicionale e Koplikut të Shkodrës që kushton 600 lek/litri.

Gentiana gjendet edhe në Theth, Bogë, në Malësitë Mbi Shkodër, në Vuthaj dhe Guci, në toka malore natyralisht organike.

Përdorimet e rrënjëve të Gentianës në mjekësi

Sistemi tretës. Gentiana është një nga kurat më të mira për problemet me stomakun. Ajo këshillohet të konsumohet në formën e çajit.

Mëlçia. Gentiana mund të përdoret për t’i ardhur në ndihmë mëlçisë dhe për të ndihmuar organizmin të funksiojë kur ky organ has në vështirësi.

Përdorimi i kësaj bime parandalon verdhëzën, akumulimin e lëngjeve, lodhjen etj. Tresni 0,2% rrënjë Gentiana në ujë për disa ditë.

Tiroidet. Gentiana ka përbërës që ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. 0,2% e rrënjës së Gentianës duhet tretur në ujë për disa ditë.

Kullojeni mirë dhe përzijeni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë.

Sipas kërkimeve të ekspertëve të AgroWeb.org, bima përdoret si pastruese gjaku. Ajo largon toksinat dhe papastërtitë nga qarkullimi i gjakut.

Mjafton gjysëm luge gjelle me rrënjë të thatë në një filxhan ujë për 10 minuta. Kullojeni mirë dhe konsumoni dy filxhanë në ditë.

Rënia e flokëve. Falë përmbajtjes së lartë të zinkut, Gentiana është pjesë e shumë solucioneve për parandalimin e rënies së flokëve, por edhe të zbokthit.

/AgroWeb

Etiketa: bime mjekesoregentiana


Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Para
E rrallë/ Foshnja e çiftit shqiptar lind me 1 dhëmb

E rrallë/ Foshnja e çiftit shqiptar lind me 1 dhëmb

Pedagogia e Kimisë që ushqen qentë e rrugëve prej 20 vitesh

Pedagogia e Kimisë që ushqen qentë e rrugëve prej 20 vitesh

Ja cilat janë shenjat më të iniciatore e të guximshme të horoskopit

Horoskopi, 21 Janar 2019
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com