Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qosja: Mbështes shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Majko: Gabim ….

2017/01/22 at 2:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qosja: Mbështes shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Majko: Gabim ….

Rexhep Qosja ka shpjeguar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se këtë po e bën për të shpëtuar Kosovën nga Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe. Ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është ide për të mos lejuar shtete të vogla të Serbisë brenda Kosovës.

“Me dallim prej meje që do të doja ta shpëtoja Kosovën prej shtetit të quajtur Bashkësi e Komunave Serbe, domethënë prej shteteve të vogla serbe nëpër Kosovë, dhe t’i jepet Serbisë një pjesë e vogël e Kosovës Veriore e banuar me serbë…”, ka shpjeguar Qosja, në një shkrim postuar në FB.

Reagimi i plotë: KRITIKËVE TË PROPOZIMIT TIM

Kam këtë përgjigje për ju që po e kritikoni aq emocionalisht propozimin tim të botuar disa herë, edhe para 30 vjetësh, për shkëmbimin e Mitrovicës Veriore të banuar me serbë me Luginën e Preshevës – me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë. Me dallim prej meje që do të doja ta shpëtoja Kosovën prej shtetit të quajtur Bashkësi e Komunave Serbe, domethënë prej shteteve të vogla serbe nëpër Kosovë, dhe t’i jepet Serbisë një pjesë e vogël e Kosovës Veriore e banuar me serbë dhe e sunduar edhe tani prej Serbisë, të cilëve do të mund t’u bashkoheshin edhe serbët e viseve të tjera të Kosovës, e t’i jepeshin Kosovës Presheva, Bujanoci e Medvegja me fshatrat përreth të banuara me shqiptarë, ju në realitet do t’ia dhuroni Serbisë të dyja: Mitrovicën Veriore, e cila që tani po bëhet qendër administrative, ekonomike, arsimore e kulturore serbe nën sundimin e Serbisë dhe Luginën e Preshevës, e cila do të shpopullohet prej shqiptarëve e do të popullohet prej serbëve! E këtillë, mjerisht, është e ardhmja e çështjes ende të pazgjidhur plotësisht shqiptaro­serbe, që na e dhurojnë mendjet që mendojnë vetëm sot për sot dhe që shohin vetëm deri te kthesa e parë: vetëm deri te muri i rrënuar buzë Ibrit dhe vetëm deri te treni i dekoruar i kthyer pas Beograd­-Mitrovicë! Dhe të gatshëm – që të na pagëzoni kombi kosovar! Nuk dua të mendoj që kjo politikë është e frymëzuar më parë prej propagandës së atyre që gëzojnë frytet e tregtisë së zezë të mafisë serbe dhe të mafisë shqiptare në Mitrovicën Veriore sesa të mendjepakësisë e të padijes. Prishtinë, 22.01.2017

REAGON PANDELI MAJKO

Deputeti Pandeli Majko e konsideron të gabuar propozimin e akademikut Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, i cili u shpreh para pak ditësh në një emision televiziv se Serbisë duhet t’i jepet veriu i Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, ndërsa bashkimi me Shqipërinë do të ndodhë

Përmes një statusi në Facebook, Majko shprehet se historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare, ndërsa hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm.

Postimi i Pandeli Majkos:

Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare. Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar. Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Cfarë duan shqiptarët!?” Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë. Me respektin maksimal për Rexhep Qosen, për një mik që koha nuk e ndryshon… Nga ai kam mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që nuk e nxjerrin humbës.

Ju sugjerojmë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do hapim portal për denoncime!
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do hapim portal për denoncime!

1 Gusht, 2025 12:49 pm
“S’mund të paraqitemi si rraqexhi e…”/Rama: Nuk bëhemi dot anëtarë të BE duke…
Aktualitet

“S’mund të paraqitemi si rraqexhi e…”/Rama: Nuk bëhemi dot anëtarë të BE duke…

1 Gusht, 2025 12:38 pm
“U rreshtua në llogoren e antiligjit”, Rama: Gjykatësi Balliu i dha pallatin e…
Aktualitet

“U rreshtua në llogoren e antiligjit”, Rama: Gjykatësi Balliu i dha pallatin e…

1 Gusht, 2025 12:29 pm
Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani
Aktualitet

Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

1 Gusht, 2025 12:19 pm
Ndez zjarr pranë rezervuarit dhe dogji dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Ndez zjarr pranë rezervuarit dhe dogji dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

1 Gusht, 2025 12:11 pm
Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon qeverinë italiane
Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon qeverinë italiane

1 Gusht, 2025 11:58 am
Tropojë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari
Aktualitet

Tropojë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari

1 Gusht, 2025 11:37 am
“Indeksi që rrëzon…”/Tabaku: Shqipëria ka një krizë të sajuar nga vetë qeveria
Aktualitet

“Indeksi që rrëzon…”/Tabaku: Shqipëria ka një krizë të sajuar nga vetë qeveria

1 Gusht, 2025 11:20 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti, vihen në pranga 2 vëllezër

1 Gusht, 2025 11:10 am
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe e Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas
Aktualitet

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe e Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas

1 Gusht, 2025 10:49 am
Para
Trumpi President: Shtatë mënyrat se si mund të ndryshojë bota

Zyrtarizohet lideri i parë që do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Jeta prej spiuni e Putin, para se të bëhej president i Rusisë

Jeta prej spiuni e Putin, para se të bëhej president i Rusisë

Nuk duroni dot zhurmën e përtypjes? Ja si shpjegohet “sëmundja” nga e cila vuani

Nuk duroni dot zhurmën e përtypjes? Ja si shpjegohet “sëmundja” nga e cila vuani

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do hapim portal për denoncime!

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do hapim portal për denoncime!
1 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama foli sot për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Përmes një komunikimi live në rrjete...

Lexo më shumë

“S’mund të paraqitemi si rraqexhi e…”/Rama: Nuk bëhemi dot anëtarë të BE duke…

“S’mund të paraqitemi si rraqexhi e…”/Rama: Nuk bëhemi dot anëtarë të BE duke…
1 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një komunikim live në rrjete sociale, teksa po flet për ngjarjet e ndodhura...

Lexo më shumë

“U rreshtua në llogoren e antiligjit”, Rama: Gjykatësi Balliu i dha pallatin e…

“U rreshtua në llogoren e antiligjit”, Rama: Gjykatësi Balliu i dha pallatin e…
1 Gusht, 2025

Pas prokurores Elsa Gjeli, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër shembull, të një gjykatësi që sipas tij është rreshtuar...

Lexo më shumë

Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani
1 Gusht, 2025

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetase nga Kazakistani, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com