Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria shpall gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike

2021/10/08 at 2:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria shpall gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike

Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

Vendimi është publikuar sot në faqen zyrtare të kryeministrisë.

Ndërkohë në vendimin që mban firmën e kryeministrit Edi Rama thuhet se është ngritur grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.

Po ashtu bëhet me dije se Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.
  2. Ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.
  3. Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
  4. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.
  5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022.
  6. Ngarkohen Zëvendëskryeministri, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Etiketa: furnizimin me energji elektrikegjendjen e emergjencësqeveriashpall

Ju sugjerojmë

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Para
Rritja e çmimit të karburanteve, Basha prezanton planin: 7 pikat që duhen ndjekur

“30% e karburantit hyn kontrabandë”, Basha: PD kallëzimi penal në SPAK

Basha: Sudja është Rama, ka qethur flokët dhe ka lënë mjekër

Basha: Sudja është Rama, ka qethur flokët dhe ka lënë mjekër

Llalla i shtruar në spital, kërkon pafajësinë në Apel

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

TE FUNDIT

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
10 Shkurt, 2026

Protesta e thirrur sot në orën 17:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit, e cila ka marrë...

Lexo më shumë

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
10 Shkurt, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
10 Shkurt, 2026

Mbreti Charles III është gati të ofrojë mbështetje për policinë britanike ndërsa shqyrton akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor....

Lexo më shumë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com