Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria ruse e ashpër me Kryeministrin Rama: Po provokon përplasje etnike në Ballkan

2018/01/18 at 4:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria ruse e ashpër me Kryeministrin Rama: Po provokon përplasje etnike në Ballkan

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rolin e Partisë Socialiste në miratimin e ligjit që e bën gjuhën shqipe, gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë, kanë shkaktuar një reagim të fortë të qeverisë ruse. Ministria e Jashtme Ruse thotë se veprimet e qeverisë së Tiranës janë vazhdimësi e platformës së saj dhe i shërbejnë ambicies së ‘Shqipërisë së Madhe’.
Ç’ka, sipas Moskës, rrezikon territorin e disa vendeve në rajon. Dhe në mënyrë të veçante, thuhet në deklaratën që përmend edhe ndihmën e qeverisë së Partisë Socialiste për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ligji maqedonas i gjuhës, do të provokonte përplasje etnike në Ballkan.

“Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama për të vazhduar promovimin e Platformës famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai kontribuoi në hartim. Zbatimi i këtij dokumenti do të shkatërronte themelet kushtetuese të shtetit maqedonas dhe kornizën e Marrëveshjes së Ohrit, duke provokuar përplasje të reja etnike në Ballkan.

Këto zhvillime të reja janë në përputhje të plotë me ambiciet e përhapura gjerësisht për Shqipërinë e Madhe, që rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve të rajonit. Ne i japim rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime të tilla duhet të merren vetëm mbi bazën e marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe me një konsensus të gjerë në shoqërinë e tij”.

Siç duket në deklaratë, reagimi i Rusisë në thelb të saj ka miratimin e ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë. Qëndrim ky që vjen vetëm pak orë pas presidenti maqedonas, Ivanov, refuzoi ta dekretonte ligjin. Shumica në pushtet në vendin fqinj e ka bërë të qartë se do ta rrëzojë dekretin e presidentit. Ndërsa Tirana zyrtare nuk e ka mohuar kontributin e saj në bashkimin e faktorit shqiptar dhe daljen e tij me një qëndrim të përbashkët përsa i përket respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Vetë Kryeministri e quajti miratimin e ligjit një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë.

Etiketa: gjuha shqipe ne maqedoniramareagimrusi

Ju sugjerojmë

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
Politikë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

2 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
-U tha në Opinion

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

2 Tetor, 2025 9:22 pm
Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Aktualitet

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

2 Tetor, 2025 4:51 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

2 Tetor, 2025 4:10 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
Para
Aktorja franceze kundër yjeve që po dënojnë ngacmimet seksuale, i quan hipokrite

Aktorja franceze kundër yjeve që po dënojnë ngacmimet seksuale, i quan hipokrite

Shefi i burgut 313 me fraktura të shumta në spital, asnjë gjurmë e autorëve

Shefi i burgut 313 me fraktura të shumta në spital, asnjë gjurmë e autorëve

Kate Middleton shfaqet pa unazë, ku ka shkuar dukesha që është detyruar ta heqë atë?

Kate Middleton shfaqet pa unazë, ku ka shkuar dukesha që është detyruar ta heqë atë?

TE FUNDIT

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com