Goditja që mori sektori fason nga rënia e euros ka detyruar qeverinë që të ndërhyjë në buxhetin e shtetit për të siguruar një mbështetje financiare për ta.
Për këtë arsye qeveria miratoi sot aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, nëpërmjet të cilit qeveria vendos një garanci shtetërore prej 4 miliardë lekësh për këtë sektor.
Pas mbledhjes së qeverisë Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi se ky instrument synon mbështetjen e këtij sektori me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.