Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria projektligj për rezervistët: 2100 qytetarë të trajnuar do të jenë pjesë e FA

2023/09/19 at 5:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria projektligj për rezervistët: 2100 qytetarë të trajnuar do të jenë pjesë e FA

Qeveria po përgatit projektligjin për “Organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”. Nëpërmjet tij, synohet krijimi i një strukture prej 2100 ushtarakësh rezervistë e cila do të organizohet dhe do të funksionojë si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave te Armatosura.

Ky projektligj vjen edhe si domosdoshmëri pas kërkesave të vazhdueshme të NATO-s në lidhje agresionin rus në Ukrainë. Vlerësimi i kritereve të  civilëve të cilët do të marrin pjesë në strukturën e rezervistëve do të miratohen nga ministria e Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë. Koha e shërbimit ushtarak rezervist mund të zgjatet vetëm në rastet kur vendosen masat e jashtëzakonshme.

Gjithashtu me draftin e ri rritet dhe mosha e shërbimit ushtarak rezervist, e cila shkon deri në 60 vjeç për oficerë, ndërkohë me ligjin e vjetër të 2003 shërbimi ushtarak në rezervistë ishte i detyrueshëm deri në moshën 50 vjeçare.

Me draftin e ri propozohet që shërbimi ushtarak rezervist kryhet nga shtetasit shqiptarë të moshës deri 50 vjeç për ushtarë, deri 55 vjeç për nënoficerë, deri 60 vjeç për oficerë.

Rezervistët do të jenë në krah të FA dhe në misionet e NATO-s, apo në misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE-ja për sigurinë rajonale dhe globale.

Në draft janë parashikuar edhe rastet kur aplikanti për rezervistë angazhohet në politikë. Nëse një rezervist kandidon ose zgjidhet në zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore atëherë shtyhet afati i thirrjes për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist.

Gjithashtu shtyhet thirrja dhe në rastet kur rezervisti është i paaftë, familja është në vështirësi ekonomike apo vazhdon studimet e larta.

Shtetasi i cili aktivizohet për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist, ka të drejtën e ruajtjes së vendit të punës. Po kështu subjektet shtetërore dhe private janë të detyruara ta rikthejnë në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend tjetër të barasvlefshëm.

Në rastet e aktivizimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist, subjektit privat i njihet e drejta e kompensimit në masën dhe sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave./ Klan News

Ju sugjerojmë

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Para
Biden i kërkon botës të bashkohet kundër Rusisë

Biden i kërkon botës të bashkohet kundër Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Tanket amerikane Abrams, së shpejti në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Tanket amerikane Abrams, së shpejti në Ukrainë

Maqedonia e Veriut ul çmimet e dhjetëra produkteve bazike

Maqedonia e Veriut ul çmimet e dhjetëra produkteve bazike

TE FUNDIT

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
6 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se shpreson që takimi i tij i ardhshëm me presidentin Donald Trump...

Lexo më shumë

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
6 Korrik, 2025

Një 65-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e së dielës në Kukës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
6 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish pasditen e sotme lidhur me zaptimin e hapësirave publike nga subjektet e...

Lexo më shumë

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
6 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës dhe ajo e Lezhës kryen kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat e Velipojës dhe Shëngjinit me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com