Pronarët e makinave që nuk kanë paguar taksat për një periudhë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë afat 6 muaj për çregjistrimin e mjetit pa paguar debinë.
Qeveria ka gati draftin e ri që i hap rrugën Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor të bëjë çregjistrimin e këtyre automjeteve dhe të shuajë detyrimet e papaguara, nëse pronarët e mjeteve nuk kryejnë vetë çregjistrimin brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Falja e detyrimeve nga qeveria u kthen të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit, pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht.
Veprimet e çregjistrimit do të jenë pa pagesë apo thënë ndryshe pronari nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura, por në rast se ai kërkon që të mbajë aktiv mjetin, duhet të kryejë pagesat e 10 viteve.