Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria miraton projektligjin, si do njihen vitet e punës në kooperativa për llogaritjen e pensionit

2024/12/18 at 6:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria miraton projektligjin, si do njihen vitet e punës në kooperativa për llogaritjen e pensionit

Qeveria ka miratuar projektligjin për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore sa i përket llogaritjes së pensioneve.


Në njoftimin e bërë publik për mediat, thuhet:

PROJEKTLIGJ PËR NJOHJEN E PERIUDHAVE TË PUNËSIMIT NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET BUJQËSORE DHE NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR EFEKT PENSIONI NË SISTEMIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Neni 1

Qëllimi

Ligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 2

Subjektet përfituese

Personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi, sipas këtij ligji, kur u lind e drejta për të kërkuar caktimin e një pensioni nga sigurimet shoqërore.

Neni 3

Periudhat e punësimit në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore

Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi për efekt pensioni nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në institucionet shtetërore dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore:

  1. a) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  2. b) nga data e përfundimit të shkollës së lartë deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Njohja si periudhë sigurimi, sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet sipas deklaratës së kërkuesit dhe me kusht që, gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi:

  1. a) të ketë qenë me vendbanim në qytet;
  2. b) të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Periudha e punësimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension merret me pagë referuese:

  1. a) 3 288 (tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë, sipas nënndarjes nr.6, të tabelës nr.2, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, për periudhën e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni;
  2. b) 4 110 (katër mijë e njëqind e dhjetë) lekë, sipas nënndarjes nr.10, pjesa e tretë, të tabelës nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, për periudhën e parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij neni.

Neni 4

Periudhat e punësimit në ish-kooperativat bujqësore

Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi në ish-kooperativë bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar.

Njohja si periudhë sigurimi sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet sipas deklaratës së kërkuesit, përkatësisht me ditë, muaj ose vite të plota pune dhe me kusht që, gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi:

  1. a) të ketë qenë me vendbanim në fshatin, ku ushtronte aktivitetin ish-kooperativa bujqësore;
  2. b) të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, të jetë sipas përcaktimeve në vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar.

Neni 5

Periudhat e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore

Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi në ish-ndërmarrjet bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ish-ndërmarrjes bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të vendimit nr.452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”.

Njohja si periudhë sigurimi sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet sipas deklaratës së kërkuesit dhe me kusht që, gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi:

  1. a) të ketë qenë me vendbanim në fshatin, ku ushtronte aktivitetin  ish-ndërmarrja bujqësore;
  2. b) të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension të jetë 2 833 (dy mijë e tetëqind e tridhjetë e tre) lekë, sipas nënndarjes nr.20, të tabelës nr.3, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar.

Neni 6

E drejta për përfitim më të favorshëm

Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore, që nuk plotësojnë kushtet për t’u njohur sipas këtij ligji ose në detyra/funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit se periudhat që njihen sipas neneve 3, 4 dhe 5, të këtij ligji, me kërkesën e përfituesit, ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 7

Të drejtat e fituara

Të drejtat e fituara nga ky ligj janë objekt rivlerësimi vetëm për vendimmarrje me efekte më të favorshme në masën e pensionit.

Neni 8

Zbatimi i dispozitave

Njohja e periudhave të punësimit sipas neneve 3, 4 dhe 5, të këtij ligji, bëhet:

  1. a) për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim;
  2. b) për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore, përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo në proces gjykimi në gjykatë, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 9

Aktet nënligjore

Ngarkohet  Këshilli  i  Ministrave,  që,  brenda  3 (tre) muajve nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji, me propozimin e ministrit përgjegjës për sigurimet shoqërore dhe të ministrit përgjegjës për bujqësinë, sipas neneve 4 dhe 5, të këtij ligji, të  miratojë listën  e  ish-kooperativave  bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre me përcaktimin e territorit të ushtrimit të aktivitetit.

Ngarkohet ministri përgjegjës për sigurimet shoqërore, me propozim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që, brenda 1 (një) muaji nga miratimi i listës së ish-kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore, të nxjerrë rregulloren për përcaktimin e procedurës e të rregullave të hollësishme për zbatimin e këtij ligji.

Neni 10

Dispozitë e fundit

Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.

Neni 11

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Në samitin e NATO-s, Mitsotakis flet për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës

Mitsotakis: Greqia mbështetje të kushtëzuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

Komiteti Ekzekutiv i FSHF zhvillon mbledhjen e fundit të vitit, ja vendimet që u morën

Komiteti Ekzekutiv i FSHF zhvillon mbledhjen e fundit të vitit, ja vendimet që u morën

Lufta në Gaza, Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocidin ndaj Izraelit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com