Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, Mete: Parashikon rritjen e pagës mesatare në 900 € në muaj

2023/10/27 at 6:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, Mete: Parashikon rritjen e pagës mesatare në 900 € në muaj

Ministri i Financave, Ervin Mete, është shprehur se është vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.


Mete tha se buxheti parashikon rritjen e pagës mesatare në 900 euro në muaj dhe një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Projektbuxhetin 2024, i cili vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.

Projektbuxheti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale, duke synuar në të njëjtën kohë balancën e duhur të ekuilibrave makroekonomikë dhe fiskalë.

Siç vlerësoi sot edhe FMN, ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, duke hyrë tashmë në një fazë te re. Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përpara një seri reformash, për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Në projeksionet tona, ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm, një balancë primare pozitive, konsolidim të mëtejshëm fiskal, rritje të punësimit dhe ulje të inflacionit.

Ambicja jonë është që siç kemi qënë një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, të synojmë të jemi një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit, duke synuar në të njëjtën kohë të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon.

Projektbuxheti 2024 i përgjigjet kësaj ambicjeje,

Duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.

Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë mbi 5% të PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Projektbuxheti vijon të financojë procesin e rindërtimit, në vijim edhe të mbështetjes së dhënë përmes Aktit Normativ.

Respektohet niveli i kërkuar lidhur me angazhimet e anëtarësimit në NATO, me 2% të PBB-së në vitin 2024 dhe kjo arrihet për herë të parë.

Rritet ndjeshëm buxheti në dispozicion për njësitë e pushtetit vendor, ku për vitin 2024 shpenzimet parashikohen të jenë 71 miliardë lekë, ose 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë.

Sa i përket paketës fiskale, edhe për shkak të interesit nga ana juaj, ju informoj se nuk do të ketë prekje të TVSH-së në sektorin e arsimit dhe në shërbimet financiare dhe këtë e kemi diskutuar edhe me FMN-në, me të cilët kemi dakordësuar të rishikojmë Strategjinë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave, me fokus kryesisht përmirësimin e administrimit fiskal.

Lidhur me akcizën, edhe pse ligji parashikon që të ketë indeksim të normës së akcizës, bazuar në nivelin kumulativ të inflacionit çdo dy vite, në vlerësimin tonë, nisur nga niveli i pazakontë i inflacionit në dy vitet e kaluara, kjo masë e ligjit do duhet të ndryshojë. Ndaj propozojmë vendosjen e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite.

Gjithashtu, në procedurat tatimore janë vendosur një sërë rregullash për shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore homologe, në mënyrë që të sigurohet informacion periodik nga kompanitë mëmë të grupeve ndërkombëtare që kanë degë apo filiale që operojnë në Shqipëri.

Më tej, sqarohen procedurat që kanë të bëjnë me marrëveshjet e eleminimit të taksimit të dyfishtë, në mënyrë që të ketë me tepër mirëadministrim në këtë fushë.

Me miratimin në Këshillin e Ministrave, projektbuxheti 2024 dhe paketa fiskale do t’i nënshtrohen një faze të gjerë diskutimesh në komisionet parlamentare, ndaj do të kemi kohë dhe për të adresuar pyetjet që mund të lindin, si nga ana e mediave, por edhe nga ana e deputetëve, qytetarëve apo grupeve të interesit”, tha ministri në deklaratë./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
Politikë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

2 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
-U tha në Opinion

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

2 Tetor, 2025 9:22 pm
Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
OBSH thirrje Izraelit: Rishikoni urdhrin e evakuimit, pacientët në Gaza në kushte shumë të vështira

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë

Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

“Zyrtarët e PS s’preken pa lejen e Ramës, zbardhet rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD: Do ketë protesta të fuqishme

“Zyrtarët e PS s’preken pa lejen e Ramës, zbardhet rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD: Do ketë protesta të fuqishme
















TE FUNDIT

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com