Qeveria shqiptare ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e aktorit Genc Fuga.
Qeveria ka marre vendimin për të mbuluar shpenzimet për aktorin Genc Fuga me vlerën 20 milionë lekë.
Aktori i njohur është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi pësoi një goditje në tru.
Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani e cila kërkoi publikisht që qytetarët të kontribuonin me sa mundësi kishin për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro që duheshin për operacionin e tij.
Thirrjes së saj i janë përgjigjur me qindra shqiptarë që kanë kontribuuar përmes platformës gofundme./Opinion.al