TIRANË- Mes vendimeve të Këshillit të Ministrave është edhe ajo për dhënien me koncension të lulishteve, parqeve dhe këndëve të lojërave. Edhe pse është një vendim i rëndësishëm askush deri tani nga ekzekutivi nuk ka dalë për ta sqaruar. Vendimi thjesht renditet pa zhurmë në listën e VKM në faqen e Kryeministrisë.
Çfarë parashikohet?
Me anë të këtij vendimi, të gjitha bashkitë, të cilat nuk i menaxhojnë vetë hapësirat publike u lind e drejta të nënshkruajë marrëveshje me privatin për menaxhimin e tyre.
Disa prej shërbimeve që do ti jepen privatit: Menaxhimi i parkimeve publike, apo ofrimi i shërbimeve qytetare në parqe a lulishte, si bar, kafe apo kënde argëtimi, etj. Rasti i fundit, është ai i bashkisë së Tiranës që po i jep parkun “Rinia” Besos së Taivanit.
Për rastet kur këto hapësira shtrihen në pronë private, qeveria sqaron se njësia e qeverisjes vendore përkatëse bie fillimisht dakord me pronarin për zhvillimin e hapësirës.
Bashkitë po ashtu duhet të parashikojnë krijimin e hapësirave publike në planet e tyre vendore si rrugë, lulishte, trotuare apo kopshte e çerdhe dhe të rakordojnë me zhvilluesit kushtet për zbatimin e planeve dhe kalimin e që do të ndërtohen në pronësi të bashkisë përkatëse.