Dosjet e mëdha të korrupsionit dhe të krimit që kryhet nga drejtues të lartë të shtetit nuk do të jenë më të duart e Adriatik Llallës. Projektligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Shqipëri që u votua dje vetëm nga mazhoranca rrëzon përfundimisht autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Llallës i hiqen njësërë kompetencat që ligji ia njeh deri më tani. Hija e Prokurorit të Përgjithshëm do të dublohet me një super kryeprokuror të ri, i projektuar për të udhëhequr luftën kundër korrupsionit dhe krimit në nivele të larta, shkruan gazeta Shqiptarja.com.
Bëhet fjalë për kreu e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, i cili jo vetëm do të veprojë i pavarur, por do të ketë raporte të njëjta si kryeprokurori, me Kuvendin, qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë etj. Ndërkaq, të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, nuk janë të vlefshëm për Prokurorinë e Posaçme.