Drejtori i ISHMP Ergys Agasi ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Ai ishte i emëruar nga LSI-ja dhe bashkë me ministrin Koka ka vendosur të largohet vetë edhe Agasi. Ai ka disa fjalë mirënjohje në ditën e fundit të punës:
“Keto 4 vite, ne krye te institucionit te ISHMP mund te them me bindje se kane shenjuar reforma thelbesore ne misionin e objektivat e ketij institucioni !
Falenderoj ne kete dite te fundit te punes sime, ekipin e ISHMP ne rang vendi, nga drejtuesit deri te inspektoret e terrenit, per profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre ne misionin tone ne mbrojtjen e mjedisit!
Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante. Fale vizionit te tij per reformen institucionale administrative te nderrmarre ne Ministrine e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shteteror qe u rrit e konsolidua duke perballuar sfidat me te veshtira ne fushen e mjedisit”, shprehet Agasi